ISIC Logo Full
2,600+ institucione

Karta e
institucionit tuaj,
e njohur kudo

Bashkëpunoni me ISIC për të krijuar kartën studentore të institucionit tuaj. Një kartë e vetme vërteton statusin e studentit në kampus dhe në 100+ vende të botës, me mijëra ulje në dispozicion të studentëve.

Shihni Shembuj
Karta ISIC me markë të përbashkët nga universitete anembanë botës, mes tyre Masan University, Université Paris-Saclay dhe Salzburg College
HEC Paris
London Business School
KU Leuven
University of Toronto
ESCP Business School
KAIST
Charles University
École Polytechnique
University of Helsinki
ESSEC Business School
Meiji University
Universidad Carlos III de Madrid

Si do të dukej karta juaj

Këto karta u jepen sot studentëve në Irlandë, Kinë, Spanjë e gjetkë. Logoja dhe ngjyrat janë të institucionit; njohja ndërkombëtare vjen nga ISIC.

  • Cork College of CommerceIrlandë
  • Le Cordon BleuKinë
  • Imperial InstituteSri Lanka
  • Salesians SarriàSpanjë
  • Externato Marista de LisboaPortugali
  • CEU San Pablo SevillaSpanjë

Çfarë përfitojnë studentët tuaj?

  • Status studentor i njohur ndërkombëtarisht
  • 150,000+ përfitime, në Shqipëri dhe jashtë saj
  • Kartë dixhitale në aplikacionin ISIC
  • Një kartë e vetme për kampusin dhe udhëtimet

Çfarë përfiton institucioni juaj?

  • Logoja juaj në kartën e çdo studenti
  • Një kartë zyrtare, e njohur nga UNESCO
  • Një arsye më shumë për t'ju zgjedhur
  • Partner zyrtar i ISIC Association

Karta që e njeh bota

UNESCO, së bashku me organizatat kryesore studentore, universitare, rinore dhe të udhëtimit, e mbështesin ISIC.

UNESCO

Njohur nga UNESCO që nga viti 1968

UNESCO njohu ISIC si të vetmen dëshmi studentore të pranuar ndërkombëtarisht në vitin 1968, dhe logoja e saj ndodhet në kartë që nga viti 1993.

Që nga 2025, ISIC Association ka edhe status konsultativ të veçantë pranë Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së.

  • Anëtar i asociuar që nga 2013
  • Anëtar i asociuar që nga 2012
  • Anëtar i asociuar
  • Partner
  • Partner që nga 2012
  • Mbështet ISIC
  • Anëtar themelues
  • Anëtar

Cila zgjidhje ju përshtatet?

Institucioni juaj mund të marrë kartën e personalizuar me dizajn përfaqësues dhe me elementë teknologjikë që përshtaten me sistemet tuaja ekzistuese.

Universitetet

Karta ISIC me logon tuaj bëhet karta zyrtare studentore, në universitet publik ose privat. Me ECHE, në të njëjtën kartë shtohet edhe European Student Card.

Shkollat private

Karta ISIC me logon e shkollës, për nxënës në shkollat private të mesme dhe 9-vjeçare. E njohur në Shqipëri dhe në ekskursione jashtë vendit, me ulje të reja çdo ditë.

Organizatat

Bashkëpunoni me ISIC për të rritur ndërgjegjësimin rreth organizatës tuaj dhe për të fituar për çdo student të ri që referoni drejt nesh.

European Student Card

European Student Card i shton kartës së institucionit tuaj një kod QR që vërteton statusin e studentit. Me një skanim, ESC-Router i BE-së konfirmon që studenti është i regjistruar, kudo në Europë.

  1. Kodi QR në kartë
  2. ESC-Router
  3. Statusi i konfirmuar

Pjesë e nismës së BE-së European Student Card Initiative, krahas Erasmus Without Paper dhe aplikacionit Erasmus+.

Kush mund ta shtojë?
Universitetet pjesëmarrëse në Kartën Erasmus për Arsimin e Lartë (ECHE).
Çfarë bëni ju?
Regjistroni universitetin në ESC-Router dhe na autorizoni të emetojmë kartat për institucionin tuaj.
Çfarë bëjmë ne?
Vendosim logon dhe kodin QR të ESC në çdo kartë dhe mbajmë të përditësuara të dhënat e secilit student.

Nga takimi i parë te karta e parë

  1. 1

    Na kontaktoni

    Na tregoni për llojin e institucionit dhe studentët tuaj. Ne ju propozojmë kartën e përshtatshme dhe modelin e pagesës.

  2. 2

    Përcaktojmë detajet

    Sa karta nevojiten, elementët e nevojshëm, planin e pagesës, dhe nisjen e emetimit. Gjithçka hartohet në një marrëveshje.

  3. 3

    Dizenjojmë kartën

    Ne vendosim logon tuaj në kartë dhe elementët përfaqësues të institucionit tuaj. Ju e miratoni dizajnin para se të printohet.

  4. 4

    Nisim

    Ne organizojmë procesin e emetimit dhe trajnojmë stafin. Studentët marrin kartat e tyre pranë institucionit tuaj.

Pyetje të shpeshta

Shumë institucione e bëjnë kartën e bashkëdizenjuar ISIC kartën e tyre zyrtare studentore, që një kartë e vetme të vlejë në kampus dhe jashtë vendit. Mund të përdoret edhe krahas kartës që keni sot.

Gati për kartën tuaj?